Një grua në Vushtrri ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.
Policia ka bërë të ditur se gruaja nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq djali është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.


