Sporti

Shokon Ramiz Shala: Qëndrim Kida kishte përleshje fizike me Hysen Memollan!

03/02/2025 23:13
nga:Lorik J

 Analisti i njohur kosovar, Ramiz Shala ka plasuar “bombën” me deklaratën e tij për largimin e Qëndrim Kidës nga klubi i Suharekës.

“Kida është rrahur me një lojtar i cili ka mbiemrin Memolla. Më ka thënë disa njerëz të Suharekës”, ka thënë Shala në emisionin VAR.

Trajneri kosovar, Qëndrim Kida u largua nga klubi i Suharekës dje menjëherë pas duelit me Gjilanin, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2.

Një deklaratë mjaft e fuqishme kjo nga Shala, e cila mbetet për t’u konfirmuar nëse qëndron dhe është e vërtetë…

/GazetaBlic Sport