Sporti

E konfirmon drejtori i Suharekës: Yll Hoxha akoma është ende lojtar i Kukësit me dokumentacion!

03/02/2025 22:52
nga:Lorik J

Yll Hoxha, futbollisti i njohur kosovar i Suharekës nuk luajti ndaj Gjilanit, pasi me dokumentacion ai ende figuron si futbollist i Kukësit.

Hoxha ka luajtur në Feronikel, Gjilan e tash në Suharekë, por me dokumentacion (TMS) ende figuron si lojtar i Kukësit.

“Pas ankesës së Ballkanit, ne kemi marrë masa dhe i kemi kontrollu lojtarët tanë. Me dokumenta, Yll Hoxha ende është lojtar i Kukësit”, tha Lulzim Kolgeci për Favorit.

“Është e vërtetë se Yll Hoxha ka dalur lojtar i Kukësit, prandaj nuk e futëm në lojë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport