Lajme

Anëtari i TBA’së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit

03/02/2025 20:34
nga:Genita C

Sadik Gjokaj, i njohur me nofkën ‘Kobra’, anëtar i grupit artistik “The Bloody Alboz” ka konfirmuar vdekjen e Mentor Palokajt.

Gjokaj ka shpërndarë një fotografi me të, ku është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e Palokajt.

“I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Tee Palokaj pusho ne paqe“, ka shkruar “Kobra” në ‘Facebook’.