Sporti

2.5 miliardë funte nga shitja e Chelsea janë ende të ngrira tre vjet pas largimit të Abramovich

03/02/2025 19:56
nga:Lorik J

Sipas The Athletic, 2.5 miliardë funte të mbledhura nga shitja e Chelsea mbeten të ngrira në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich, u detyrua të shesë klubin në vitin 2022, pasi u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila e etiketoi atë një ‘oligark pro-kremlinit’.

Në atë kohë, Abramovich njoftoi se të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhuroheshin për viktimat e luftës në Ukrainë.

Sidoqoftë, pavarësisht se shitja e Chelsea te Clearlake Capital dhe Todd Boehly u finalizua në maj 2022, fondet ende nuk janë shpërndarë.

/GazetaBlic Sport