Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e përshkroi Samitin e Britanisë për Ukrainën si një diskutim të mirë dhe të sinqertë.
Ajo thotë se diskutuan nevojën për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurinë që ajo të ketë mjetet për të mbrojtur veten.
Në lidhje me këtë, Von der Leyen tha se nevojitet një plan i qartë nga Bashkimi Evropian dhe siç u shpreh, një qasje e përbashkët evropiane.
Shefja e Komisionit Evropian tha edhe se duhet përgatitur për më të keqen, raporton BCC.
“Duhet të ketë rritje në mbrojtje. Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet, është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, është shprehur ajo.


