Lajme

Kaq vota me postë kanë marrë deri tani Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

03/02/2025 13:58
nga:G B

Në bazë të rezultateve të fundit, ku janë numëruar 35.64% e vendvotimeve nga votat me postë në diasporë, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me një rezultat mbresëlënës prej 52.14% të votave, duke e siguruar pozitat e para në këtë proces zgjedhor.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 28.40% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbetet shumë pas me vetëm 7.94%.

Koalicioni AAK-NISMA renditet i katërti me 4.76% të votave.

Kandidatët për kryeministër nga partitë kryesore të Kosovës gjithashtu kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash me postë. Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje, është lideri më i votuar deri tani, me gjithsej 10,236 vota. Lumir Abdixhiku nga LDK ka siguruar 5,356 vota, ndërsa Bedri Hamza nga PDK ka arritur në 1,455 vota. Ramush Haradinaj i AAK-së ka marrë 857 vota.