Lajme

Babai kanos djalin në Prishtinë, në Pejë burrë e grua rrahin njerkën – rastet e dhunës në familje në Kosovë

03/02/2025 08:44
nga:G B

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Sipas raportit të Policisë, një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka raportuar se është kanosur nga babai i tij, dhe rasti është në procedurë të rregullt, pas njoftimit të prokurorit.

“Prishtinë 01.03.2025-12:00 . Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga babai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa, rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë, ku një femër dhe një mashkull janë arrestuar dhe më pas liruar, pasi kanë fyer dhe sulmuar fizikisht njerkën e të dyshuarit.

“Pejë 01.03.2025-17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar/e (bashkëshort), pasi që të njëjtit kanë fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (njerka e të dyshuarit). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Blic/