Lajme

Krasniqi: Me fotografitë e tij, Alban Bujari na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës

02/28/2025 11:11
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fotografit të shquar Alban Bujari.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se puna e të ndjerit është një testament i të vërtetës dhe rrugëtimit momental.

“Me fotografitë e tij, Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore.Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin që ta njihnin.Do të na mungosh, Alban! Pusho në paqe” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.

Telegrami i plotë i ngushëllimit: