Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë.
Siç shihet në pamjet që kanë dërguar lexuesit e Gazetës10, në vendin e ngjarjes është parë edhe ambulanca, ku shihen disa persona duke marrë trajtime mjekësore.
Po ashtu, nga ky aksident janë shkaktuar edhe kolona në rrugë.
Për detaje të tjera do t’ju mbajmë të informuar.
00:00
0


