Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të thellë në çerekfinale të Kupës së Kosovës 4:0 ndaj Prishtinës së Re.
Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, skuadra nga Gjilani fitoi thellë, duke siguruar kështu gjysmëfinalen.
Golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit i shënuan: Kastriot Selmani, Arb Manaj, Rron Broja dhe Zylfiu.
Me këtë kualifikimi tutje, Drita i bashkohet skuadrave si: Llapi, Prishtina dhe Drenica në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.


