Kanë përfunduar pjesët e para të dy ballafaqimeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Në Lipjan, Drita po triumfon ndaj Prishtinës së Re me rezultatin 0-2. Rron Broja e realizoi golin e parë në këtë ballafaqim, teksa Kastriot Selmani shënoi golin e dytë.
Në ndeshjen në Malishevë mes Vëllaznimit e Prishtinës, skuadra nga kryeqyteti shkoi me avantazh minimal 0-1.
Yakubu realizoi golin e vetëm pas 16 minutave lojë.
/GazetaBlic Sport


