Lajme

Bajrami e LDK-së hedh poshtë raportimet për një koalicion me VV’në

02/27/2025 12:18
nga:Genita C

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhë poshtë raportimet se Lidhja Demokratike është në bisedime me VV’në për një koalicion qeverisës.

Bajrami në një përgjigje për GazetaBlic theksoi se një raportim i tillë nuk është i vërtetë.

“Jo, nuk është e vertetë”, tha shkurt Bajrami.

Kujtojmë se, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti kryesojnë listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe figura të tjera të njohura të LDK-së arritën të sigurojnë mijëra vota, duke treguar besimin e elektoratit dhe programin që shpalosën gjatë fushatës zgjedhore.

Ndër kandidatët më të votuar ishin personalitete të njohura të partisë, e megjithatë kishte edhe surpriza.

 

Numërimi i votave të diasporës: Ja sa vota kanë grumbulluar deri tani kandidatët për kryeministër