Lajme

Peci: Rënie e madhe e importit të grurit për vitin 2024, një hap i madh për bujqësinë e Kosovës

15 ditë më parë
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi një rënie të konsiderueshme të importit të grurit për vitin 2024. Kosova ka importuar 42,375,944.85 kg më pak grurë krahasuar me vitin 2023, duke shënuar një rënie prej 30% në sasi, raporton GazetaBlic.

Vlera e importit gjithashtu ka rënë nga 36.17 milionë euro në 22.57 milionë euro, një ulje prej 13.59 milionë euro.

Peci theksoi se ky zhvillim tregon rritjen e prodhimit vendor dhe përpjekjet për të forcuar bujqësinë kosovare.

E plotë:

📉13,592,290.88 euro më pak grurë të importuar përgjatë vitit 2024!

📉42,375,944.85 kilogramë më pak grurë të importuar përgjatë vitit 2024!

☀️Rënia e importit të grurit për periudhën krahasuese 2023-2024!

🌾Nga 139,337,780.41 kg grurë të importuar në vitin 2023, kemi importuar 96,961,835.56 kg në vitin 2024. Kjo shënon një rënie prej 42,375,944.85 kg!

📉Nëse e përkthejmë në vlerë, gjatë vitit 2023 kemi patur 36,169,068.61€ vlerë të importuar të grurit ndërsa përgjatë vitit 2024 kjo vlerë ka qenë vetëm 22,576,777.73, duke shënuar një rënie prej 13,592,290.88€!