Trajneri i Man United, Ruben Amorim, është duke pasur vështirësi serioze në përzgjedhjen e formacionit titullar për skuadrën për shkak të numrit të madh të lëndimeve.
Në fakt, ndeshja kundër Ipswich ishte e 23-ta e portugezit në krye të Djajve të Kuq. Që kur Amorim mori drejtimin e United në nëntor, ai ka përdorur… 23 formacione të ndryshme startuese.
Lojtarët që nuk kanë munguar pothuajse asnjë ndeshje nën drejtimin e tij janë Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Mazraoui, Rasmus Hojlund, Alejandro Garnacho dhe Joshua Zirkzee.
Lojtarët e mësipërm kanë 22 paraqitje për Manchester United te Amorim. Manuel Ugarte, Amad Diallo, Andre Onana, Matthijs de Ligt, Harry Maguire, Lenny Yoro, Lisandro Martinez dhe Kobi Mainoo janë afër këtij numri.
Ruben Amorim ka përdorur 27 lojtarë të ndryshëm, ku dhjetë të tjerë janë përfshirë në grup pa u shfaqur në fushë. Tetë lojtarë të Djajve të Kuq janë aktualisht jashtë me lëndime.
/GazetaBlic Sportt


