Lajme

Blushi: Veliaj duhej arrestuar vite më parë, vdekja e Ardit Gjoklajt pikënisja e pasurisë së tij

02/26/2025 12:58
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat që po zhvillohet sot nga këshilltarët bashkiakë të opozitës u shpreh se vdekja e Ardit Gjoklajt shërbeu si piknisja e ngritjes së pasurisë së paligjshme të Erion Veliajt dhe se ai tashmë që prej 8 vitesh duhet të ishte duke vuajtur dënimin e tij për të gjitha shkeljet e bëra duke nisur nga inceneratorët e 5D…

Blushi gjithashtu cilësoi se PL mbështet plotësisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë, gjë e cila duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

Tedi Blushi: “Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë e mbështet plotësisht kërkesën dhe mendojm se shkarkimi i kryetarit të Bashjkisë së Tiranës duhet të kishte ndodhur kohë më parë. Sikundër kohë më parë duhet të kishte ndodhur arrestimi i tij, pikërisht jo vetëm për shkak të aferës së inceneratorëve për të cilën ai duhet të ishte arrestuar 8 vite më parë dhe sot do të ishte duke vuajtur dënimin por edhe për shkak të skemës kriminale, 5D.

E cila ka zhvatur në mënyrë të përbindshme taksat e qytetarëve të Tiranës, duhet të ishte arrestuar për shkatërrimin e cdo simboli historik dhe kulturor të qytetit, për shkatërrimin e të gjitha hapsirave publike dhe të gjelbërta në Bashkinë e Tiranës sikundër edhe për faktin që Veliaj ëshët përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mbulim e përgjegjësive të tij personale në këtë ngjare tragjike. Për fat të keq shërbeu si piknisje për ndërtimi e pasurirmit të tij të paligjshëm.

Ftoj të gjitha mediat të jenë sot të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Është e patolerueshme që ky institucion është bunkerizuar dhe është shndërruar në simbolin e censurës, regjimit. jo vetëm ndaj përfaqësuesve ndaj mediave por edhe ndaj qytetarëve të cilët pengohen me dhunë nfga policia kriminale e bashkisë për t ëmarrë pjesë në këto mbledhje ku merret vendime në emër të tyre por pa u pyetur”.