Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit 74 nuk është regjistruar me rezultatin e arritur në fushë (1:1).
Komisioni i Garave i FFK-së ka njoftuar se Ballkani ka paraqitur ankesë për këtë ndeshje.
Ballkani ka bërë ankesë në lidhje me futbollistin Lavdrim Zumberin i cili sipas tyre nuk ka qenë i regjistruar në sistemin TMS dhe kësisoj nuk ka pasur të drejtë të paraqitet në ndeshjen ndërmjet këtyre dy skuadrave.


