Sporti

Barcelona – Atletico Madrid, formacionet zyrtare

02/25/2025 20:30
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Atletico Madridi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Katalunasit do të mundohen ta fitojnë trofeun e Kupës së Mbretit pas pritjes prej katër vjetësh, pasi për herë të fundit e kishin fituar në vitin 2021, kurse ekipi i Simeones e kërkon këtë trofe të çmueshëm pas plot 12 vjetësh (herën e fundit e kishte fituar në vitin 2013).

Ky takim luhet me fillim nga ora 21:30, kurse tashmë janë mësuar formacionet zyrtare:

Barcelona: Szczesny, Koundé, Cubarsi, Martinez, Baldé, De Jong, Pedri , Yamal, Olmo, Raphinha, Torres.

Atletico Madrid: Musso, Llorente, Gimenez, Lenglet, Galán, Simeone, De Paul, Gallagher, Barrios, Griezmann, Alvarez.

/GazetaBlic Sport/