Sporti

Albion Rrahmani shënon në ndeshjen e Kupës së Çekisë

02/25/2025 18:54
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani ka realizuar përsëri në Çeki.

Rrahmani ka shënuar në ndeshjen e sotme të Kupës ndaj Dukla Prague, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Lewa’ realizoi për epërsinë e Sparta Prague, duke shënuar në minutën e 40-të.

Rezultati pas pjesës së parë është 1 me 0.

/GazetaBlic Sport/