Sporti

Lajm i bujshëm, Milan projekton angazhimin e Antonio Conte

02/25/2025 17:52
nga:Mergim Rreci

Korrespondenti i La Gazzetta dello Sport i Milanit, Luca Bianchin, pretendon se emri i Antonio Contes ka qarkulluar përsëri’ gjatë ditëve të fundit, ndërsa kuqezinjtë shqyrtojnë opsionet për të zëvendësuar Sergio Conceiçao në verë.

Milani ka të ngjarë të ndahet me Conceiçao në fund të sezonit nëse portugezi nuk arrin një vend në top katërshe.

Gazetari i transferimeve të Milanit, Luca Bianchin tha se Conte mund të jetë një nga kandidatët nëse kuqezinjtë ndryshojnë trajnerin e tyre të tretë brenda një viti në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/