KaSekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me anë të një statusi në Facebook ka treguar se i ka dërugar lule si falënderim dhe mirënjohje Faik Rexhepit, te busti i tij në sheshin Zahir Pajaziti.
Sipas saj, ai “me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë një nga simbolet më të ndritura të rezistencës sonë kolektive.” – thuhet aty.
Postimi i saj i plotë:
Një buqetë me lule si falënderim dhe mirënjohje për Faik Rexhepin, njeriun që me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë një nga simbolet më të ndritura të rezistencës sonë kolektive.
Te qoftë i lehtë dheu i Kosovës, baca Faik.
Do të të kujtojmë përherë me respekt dhe krenari!


