Lajme

Smakiqi: Rasti i Tarës dobëson prokurorinë dhe mbron ish-krerët e UÇK-së

02/25/2025 16:27
nga:G B

Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, vazhdon të japë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai u përgjigj se në një dokument të caktuar i ishin mveshur deklarata që akuzonin UÇK-në për “vrasje civilësh”.

Në lidhje me këtë, avokati Xhevdet Smakiqi theksoi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar të kualifikojë Tarën si dëshmitar të dyshuar, duke dobësuar kështu rastin e tij.

Smakiqi e shikon këtë si një avantazh për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe një argument për pafajësinë e tyre.