Lajme

Ramush Haradinaj numëron dështimet e Kurtit: Na përçau, na la pa NATO, pa ShBA e pa BE

02/25/2025 15:08
nga:Genita C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me veprimet e tij gjatë mandatit të fundit, raporton GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se Kurti ka lënë Kosovën “pa NATO, pa SHBA, pa BE”, duke nënkuptuar një largim nga aleatët ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu kritikoi krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke e cilësuar si “më të keqin të mundshëm”.

Haradinaj po ashtu akuzoi Kurtin për vendosjen e sanksioneve dhe për ndikimin negativ në bizneset dhe punëtorët e sektorit privat dhe publik. Ai theksoi se Kurti ka bërë Kosovën të varur nga importi i energjisë dhe ka rritur çmimet e saj.

Gjithashtu, Haradinaj kritikoi trajtimin e veteranëve të UÇK-së dhe përçarjen e shoqërisë kosovare dhe marrëdhënieve me shqiptarët në rajon dhe diasporë.

Në fund, ai përfundoi se “Ky është e keqja!”

E plotë:

Na la pa NATO, pa 🇺🇸, pa EU.

Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.

Na vendosi nën sanksione.

Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.

I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.

Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.

Ky është e keqja!