Janë deleguar gjyqtarët e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës nga FFK.
Në ndeshjen Drenica – Ferizaj, gjyqtari kryesor do jetë Mentor Ajeti. Asistent i parë i tij do jetë Arbnor Bullatovci, teksa i dyti do jetë Hekuran Osmani. Isak Ceroviku do jetë gjyqtar i katërt, teksa në VAR është Gramos Shakla. A-VAR do jetë Fatlum Berisha.
Në ballafaqimin Malisheva – Llapi drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka, teksa asistentët e tij janë Granit Hyseni e Alban Ejupi. Gjyqtar i katërt është Granit Pacolli, teksa në VAR, Eridon Podvorica, e në A-VAR, Kastriot Peci.
Në derbin Vëllaznimi – Prishtina, Genc Nuza do jetë gjyqtar kryesor, teksa Edmond Zeqiri e Bekim Rama janë asistentët e tij. Egzon Dakaj është gjyqtari i katërt i ballafaqimit. Në VAR është Burim Jahmurataj, teksa A-VAR do jetë Gzim Mehmeti.
Visar Kastrati do ndajë drejtësinë në ballafaqimin Prishtina e Re – Drita, teksa asitentët e tij janë Besnik Morina e Drilon Rexhepi. Rrezart Hasanaj është gjyqtar i katërt, teksa Bardh Ajeti në VAR, e Fatmir Sekiraqa në A-VAR.
/GazetaBlic Sport


