Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të kandidatit për deputet, Zafir Berishës dhe komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Xhavit Drenorit lidhur me mundësinë e koalicionit të Nismës Socialdemokrate dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Berisha ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për gjuhën e përdorur ndaj opozitës, teksa ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen.
“Kjo është një gjuhë e rrugaçëve, e injoratëve të llojit të veçantë që është veç Albini. Qysh me qujtë një popull të tanë hajvan dhe hajvanat”, ka thënë Berisha.
Por megjithatë, Drenori ka theksuar se Limaj nuk a ka përjashtuar një koalicion me VV-në.
“Pse nuk tha z.Limaj që dera është e mbyllur, por tha është e hapur”, ka thënë Drenori.
“Për çështje nacionale”, i është kundërpërgjigjur Berisha.
Në debat e sipër, Matoshi ka thënë se Kurti është “kasap politik” .
“Për çështje pazartike po dashka me shku te Albini. Drenor, je ka don me i çu me zor si capin te kasapi. Ai i ka pre more burrë i dheut. Albini është kasap politik”, ka thënë Matoshi.


