Zafir Berisha ka thënë se Nisma Socialdemokrate është për një qeveri të opozitës.
I pyetur nëse kanë filluar diskutimet për formimin e qeverisë nga Nisma Socialdemokrate, Berisha ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk besoj. Jo, jo ato spekulime ju shnoshi, flini rehat. Ato vazhdojnë me qenë spekulime. Edhe gjatë fushatës kemi kërku besimin e qytetarëve për me ba një qeveri ndryshe që nënkupton një qeveri të opozitës”, ka thënë ai.
Berisa ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po frikësohen për të marrë iniciativa për formimin e qeverisë.
“Problemi është edhe pak te opozitarët sepse me njëfarë forme janë ka frigohen diqysh me nis iniciativën për me kriju atmosferën për të krijuar një qeveri të mundshme”, ka thënë Berisha në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.


