Dje janë bërë dy javë që kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, mirëpo akoma nuk ka rezultate përfundimtare, derisa numërimi i votave të rregullta ka mbaruar të premten.
Të panumëruara kanë mbetur votat e diasporës, me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara. Numërimi i tyre pritet të fillojë të mërkurën. Kështu tha për Express anëtari i PDK’së në KQZ, Arianit Elshani.
“Sot nuk nisë, besoj që të mërkurën fillon”, tha ai.
Ai tha se kjo është duke u bërë sipas afateve të parashikuara nga KQZ.


