Lajme

Burim Ramadani: Serbia, masha ruse në Ballkan, po vazhdon luftën hibride kundër Kosovës

02/24/2025 09:53
nga:Genita C

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka theksuar se në tre vjetorin e luftës së paprovokuar në Ukrainë, hegjemonia e Rusisë vazhdon të mos ndalet, raporton GazetaBlic.

Ai ka paralajmëruar se, përmes shteteve masha të Rusisë, si Serbia, rreziku për rajonin është rritur.

Ramadani theksoi se Serbia vazhdon luftën hibride, veçanërisht kundër Kosovës, duke përfshirë aktivitete të spiunazhit rus, të koordinuara nga Qendra e Spiunazhit në Nish, e cila është themeluar në prill të vitit 2012.