Sporti

Fiorentina njofton se Moise Kean është liruar nga spitali

02/24/2025 08:58
nga:Lorik J

Fiorentina ka njoftuar se Moise Kean është liruar nga spitali pasi u rrëzua në fushë kundër Hellas Verona.

Në një deklaratë të hënën në mëngjes thuhej: “ACF Fiorentina njofton se Moise Kean doli nga spitali i Veronës gjatë natës dhe u kthye në Firence. Testet klinike dhe diagnostike të kryera ishin të gjitha negative.”

Kean në humbjen 0-1 të ekipit të tij pësoi një dëmtim në kokë.

Ai u rikthye në fushë, por më pas u rrëzua, duke shkaktuar panik, me ç’rast edhe u dërgua me urgjencë në spital.

/GazetaBlic Sport