Lajme

Shkolla shqipe në Bristol të Britanisë feston 17-vjetorin e pavarësisë

02/23/2025 18:14
nga:G B

Në shkollën shqipe “Trashëgimia” në Bristol të Britanisë së Madhe sot është festuar 17-vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Në një njoftim të lëshuar për media nga Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe thuhet se në organizimin e shkollës morën pjesë zëvendësshefi i misionit, Vlorat Gashi, dhe diplomatja Valmira Thaçi Musa.

“Një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar, duke festuar me krenari dhe duke përcjellë vlerat tona te brezat e rinj!”, thuhet në njoftim.