Lajme

Zelensky pasi Trump e quajti “diktator”: Nuk u ofendova, një diktator do të ofendohej

02/23/2025 17:18
nga:G B

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha “nuk jam diktator” ndërsa iu përgjigj komenteve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili javën e kaluar e quajti të tillë atë.

“Unë nuk do t’i quaja fjalët e Donald Trump kompliment”, tha Zelensky në një konferencë për media, siç raportoi BBC.

“Unë nuk u ofendova, por një diktator do të ishte ofenduar”, shtoi ai duke buzëqeshur.

Zelensky tha se Ukraina ka nevojë që Trump të sigurojë që Putini do ta ndalë luftën.