Lajme

Parashutistët italianë testojnë procedura shpëtimi në kampin Villaggio Italia

02/23/2025 17:16
nga:G B

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të udhëhequr nga #NATO, #KFOR, realizuan një ushtrim shpëtimi gjatë natës pranë Kampit Villaggio Italia.

Parashutistët italianë simuluan një defekt në automjet për të testuar procedurat e shpëtimit, duke përmirësuar gatishmërinë dhe rritur aftësinë për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura, duke aplikuar planet e duhura të kontingjencës.