Lajme

Sala Jashari takohet me Krasniqin: Gjithmonë besnike ndaj mbështetësve të mi

02/22/2025 17:44
nga:Y I

Kandidatja e PDK-së për deputete, Sala Jashari, e cila ka arritur të sigurojë ulësen në Kuvendin e Kosovës me një numër jashtëzakonisht të madh të votave që ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka njoftuar sot se është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Ajo ka shkruar se me Krasniqin kanë folur për planet e arritjeve afatagjata.

Tutje e njëjta potencon ‘Gjithmonë besnike ndaj të gjithë ju mbështetësit e mi’ raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Pas fushatave dhe punës intenisve, sot diskutuam me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z.Memli Krasniqi për punën tonë në vazhdimësi drejt arritjeve tona afatgjata.

Njëkohësisht dua edhe ta falenderoj Kryetarin z.Krasniqi dhe Kryetarin e Degës së Skenderajit, z.Sami Lushtaku që më mundësuan të bëhem një shembull për të rinjtë e Kosovës, që këtu secili prej nesh kemi hapësirë për të dëshmuar vetën!

Faleminderit strukturave të PDK-së, aktivistëve tanë që gjithmonë dalin jashtë pritshmërive kur vihet në pytje Kosova.

Dhe të dashur votues, me besimin tuaj, puna jonë është e pandalshme.

Gjithmonë besnike ndaj të gjithë ju mbështetësit e mi.