Lajme

Shpërndanin drogë në klub nate, arrestohen katër persona në Berat

02/22/2025 15:08
nga:Y I

Katër persona K.I.; K. D; R. Z. dhe E. V. u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ata akuzohen për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ .

Ata u arrestuan në qytetin e Dimalit (Berat) në ambjentin e ‘Pub Star’ u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ‘STAR’, ku dhe u arrestuan shtetasit:

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Beratit në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi 28 dozave të dyshuara kokainë të mbeshtjellë me qese të tejdukeshme.

Pesë doza të dyshuara kokainë dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e shtetasit E.V ( pronari i Pub Star). Ndërsa në automjetin e shtetasit K.D. (Badigardi Pub Star) në xhepin e derës ju gjetën të futur në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuar kokainë.

/Euronews Albania/