Lajme

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë

02/22/2025 08:34
nga:Sh R

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas policisë, i dyshuari është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.