Lajme

Abdixhiku pas takimit me ambasadorët: LDK e respekton vullnetin qytetar, as s’dëshiron e as s’pretendon ta anashkalojë

02/21/2025 15:25
nga:N K

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë kësaj jave, ka pritur në takim ambasadorët e përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku thotë se me të gjithë, diskutan mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.

“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë. Falenderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës. ”, shkroi Abdixhiku në Facebook.