Sporti

Benfica – Barcelona, Hansi Flick komenton përballjen në Ligën e Kampionëve

02/21/2025 15:23
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka reaguar për shortin e Champions League, atje ku do të përballet me skuadrën e Benficas.

“Është një lojë e vështirë. Ata po luajnë mirë dhe ne tashmë e kemi parë këtë”, ka thënë trajneri i Blaugranas , i pyetur për këtë çështje në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmas.

 “Në këtë raund të Champions League nuk ka kundërshtar të lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 4 mars në Lisbonë, kurse ndeshja kthyese më 11 mars në Spanjë.

/GazetaBlic Sport/