Lajme

Garë e ngushtë mes Lahi Brahimajt dhe Vesel Krasniqit – Brahimaj prin me vota

02/21/2025 12:26
nga:Sh R

Dy kandidatët brenda listës së koalicionit AAK-NISMA, Lahi Brahimaj dhe Vesel Krasniqi po garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ku është një garë e ngushtë mes tyre, raporton GazetaBlic.

Brahimaj dhe Krasniqi po luftojnë për vendin e shtatë brenda listës, pasi vendi i tetë do t’i përkas kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku. Ajo pritet të hyjë në kuvend si deputetja e tetë e koalicionit përmes kuotës gjinore.

Lahi Brahimaj, aktualisht numëron 11,308 vota, ndërsa Vesel Krasniqi, ka 10.832.