Lajme

Analisti politik për fomimin e Qeverisë- Këto janë 3 opsionet kryesore për koalicione!

02/20/2025 20:42
nga:Y I

Nga rezultatet e deritanishme Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-NISMA 8 deputetë.

Ajo qe dihet me siguri është se asnjëri nga subjeketet politike nuk i ka numrat e nevojshëm për t’a fomruar vetë Qeverinë.

Po si pritet të jetë ‘formacioni’ politik që pritet të formojë Qeverinë e re.

Njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka dhënë disa opsione se si mund të formohet Qeveria e re.

Burjani tha se mund të kemi koalicion LVV-AAK dhe komunitet, LVV dhe PDK ose LVV-PDK dhe LDK.

“LVV-AAK dhe komunitet, LVV dhe PDK ose LVV-PDK dhe LDK” tha Burjani për “Gazeta Blic”.

Ai tha se menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve, presidentja e ka për obligim kushtetues të thërras partinë e parë që të japë propozimin për formin e Qeverisë, nëse ajo dështon brenda afatit 15 ditor, atehere presidentja mbledh partitë dhe kërkon mundësi të tjera, potencoi Burjani.

Blerim Burjani- Analist politik!

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se LVV mund t’i zvarrisë proceset nëse nuk arrin të formojë koalicion të qëndrueshëm për të përmbyllur ciklin e formimit të institucioneve.

Por, nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.

Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

“Unë pres që sapo presidentja të nominojë kandidatin që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, i njëjti do të jetë i obliguar që brenda një afati prej 15 ditësh ta propozojë para Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar”, ka sqaruar Cakolli për REL.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati.Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

/Gazeta Blic/

Parashikon Spahiu: Qeveria e re formohet nga LVV, minoritet jo-serbe, Rashiq dhe deputetët e Nisma-s!

Dedaj: Një Qeveri PDK, LDK, AAK dhe pakicat joserbe, është në dobi të demokracisë në Kosovë!