Lajme

Albin Kurti nuk arrin ende t’ia kalojë me vota Vjosa Osmanit!

02/20/2025 17:18
nga:Genita C

Pavarësisht suksesit të Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku ai mori 259.532 vota, Vjosa Osmani mbetet liderja më e votuar në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në vitin 2021, Osmani kishte fituar 300.756 vota, një rezultat që e vendosi në krye të politikës kosovare.

Për Kurtin, deri më tani, janë numëruar 90.41% e vendvotimeve të procesuara, përfshirë votat nga territori i Kosovës, pa përfshirë diasporën dhe votat e personave me aftësi të kufizuar.

Pavarësisht kësaj, ai ka arritur një rezultat të shkëlqyer, duke pasur një mbështetje të fortë nga qytetarët, por nuk ka arritur ende të kalojë votat e Osmanit të vitit 2021.