Lajme

Nga 41.172 në 94.531 vota: Hekuran Murati shënon rritje të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit!

02/20/2025 16:57
nga:Genita C

Hekuran Murati, minister i Financave në detyrë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u renditur ndër figurat më të votuara të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), me 94.531 vota, raporton GazetaBlic.

Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2021, kur ai kishte fituar vetëm 41.172 vota.