Lajme

Ushtarët e KFOR-it marshojnë në Kampin Bondsteel

02/20/2025 10:55
nga:Sh R

Ushtarët nga shumë kombe të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes të KFOR-it u bënë bashkë për një marshim në kampin Bondsteel.

Lidhur me këtë, Misioni paqëruajtës i Aleancës Veriatlantike në Kosovë, përmes një njoftimi tha se trajnimi së bashku i mundëson KFOR-it të jetë më i fortë së bashku, duke punuar për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet e Kosovës.

Tutje, KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij , bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Forcat ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, punojnë koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.