Disa lokale janë treguar mëngjesin e sotëm te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila tha se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.
Zjarr në kryeqytet, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes


