Lajme

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen në Kukës

02/19/2025 23:57
nga:Genita C

Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në Kukës.

Është bërë e ditur se i plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, raporton Euronews.al.

Ndërkaq, rreth orës 21:00, 25-vjeçari, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e zjarrit, që mendohet se është përdorur në rastin e sotëm.

“Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.