Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Genc Prelvukaj, nuk ka marrë votat e nevojshme për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Prelvukaj përmes një shkrimi në Facebook.
“Sidoqoftë, sipas raporteve deri tani mund të kem arritur rreth 12 000 vota, por mësa duket se nuk janë të mjaftueshme për tu bërë pjesë e kuvendit. Mirëpo, përtej votës, janë dymbëdhjetë mijë njerëz që kanë besuar tek une dhe kjo ma jep ndjesinë më të bukur që kam marrë ndonjëherë. Ndoshta në këtë proces kam mundur të bëj më shumë, më mirë dhe më saktë, por nuk ka relevancë më. Nuk më ka luftuar askush nga brenda, vota nuk më është marrë, nga struktura e partisë kam pasur trajtim korrekt dhe jam i nderuar për këtë” shkruan Prelvukaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


