Lajme

Kurti takohet me ambasadorin francez, ZKM tregon se çka biseduan ata

02/19/2025 17:26
nga:Genita C

Kryeministri Kurti sot është takuar edhe me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ata kanë diskutuar për “zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rrugën përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve”.

“Gjatë bisedës, po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës.”

Këta janë kandidatët e Guxo-s që siguruan ulëse në Kuvend