Albert Krasniqi, eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), ka thënë se sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së, raporton GazetaBlic.
Sipas Krasniqit, ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie.
“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Në këtë postim, Krasniqi ka paraqitur edhe një grafikon në të cilin është e paraqitur rënditja e kandidëve për kryeminstër, krahas Bedri Hamzës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me 65 për qind, Lumir Abdixhiku me 64 për qind dhe Ramush Haradinaj me 55 për qind të votave.
Postimi i plotë:


