Në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës kanë kandiduar edhe kryetarë të komunave, raporton GazetaBlic.
Kryesisht kandidatët i përkasin Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në bazë të rezultateve të publikuara deri më tani, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nga LDK, në këto zgjedhje ka fituar 16,190 vota, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri (LDK) ka fituar 11,255 vota, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti (LDK) ka fituar 11,159 vota, ndërsa kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi (LDK) ka arritur 9,307 vota.
Ndërsa, Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 8186 vota, Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit (AAK) ka fituar 5,320 vota, Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit (AAK) ka fituar 7,436 vota, kurse Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës (AAK) ka fituar 5,700 vota.
Por, për kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj (AAK), në listat e rezultateve të publikuara deri më tani nuk rezulton emri i tij.
Vlen të ceket se nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Partia Demokratike të Kosovës në listat e tyre nuk kanë kandidatë për deputetë që njëherësh janë edhe kryetarë të komunave./Gazeta Blic/




