Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së, Adelina Grainca në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar mbi 20 mijë vota.
Kujtojmë se Grainca mori besimin për tu bërë deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 nga votat e siguruara nën përfaqësimin e Partisë Demokratike të Kosovës, por më pas bëri një kalim në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këto zgjedhje, Grainca ka arritur të sigurojë mbi 20 mijë vota, duke fituar besimin për të qenë deputete në mandatin e saj të dytë.


