Lajme

Maliqi: Opozita duhet të formojë Qeverinë për të shpëtuar të ardhmen e Kosovës

02/18/2025 18:29
nga:Genita C

Analistja politike, Aferdita Maliqi, ka deklaruar se, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, pavarësisht se Vetëvendosje ka dalë e para, ka vështirësi në krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm me partitë opozitare, për shkak të gjuhës abuzuese dhe përdorimit të terma vulgare ndaj këtyre partive.

Ajo për GazetaBlic ka theksuar se, duke pasur parasysh numrat që kanë fituar partitë opozitare, për interesin e vendit, këto parti duhet të bëjnë një koalicion që do të sillte një qeveri të re me shumicë shqiptare.

“Në bazë të rezultatit preliminar, pavarësisht që Vetëvendosje ka dalë e para, megjithatë e ka të veshtirë të bëj një koalicion të qëndrueshëm me ndonjë parti opozitare, për shkak të gjuhës abuzuese dhe termave vulgare që ka përdorur vazhdimisht ndaj këtyre partive”, tha Maliqi.

“Duke pas parasysh numrat që kanë fituar partitë opozitare, për të mirën e vendit duhet që këto parti, të bëjnë një koalicion, që do të sillte një qeveri te re, të shumicës shqiptare”, shtoi ajo.

Sipas Maliqit, pavarësisht se LDK ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë, ata që garojnë duhet të marrin përgjegjësi, sidomos në një periudhë të vështirë për vendin, dhe liderët duhet të vënë përpara interesin shtetëror atë partiak.

“Pavarësisht, që LDK, në një mënyrë është deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë, ata që garojnë duhet të marrin përgjegjësi, sidomos kur vendi po kalon një periudhë jo të mirë dhe rrethanat nuk e favorizojnë në të kundërten. Liderët duhet të vënë përpara interesit partiak, atë shtetëror”, tha Maliqi për GazetaBlic.

Përditësimi i fundit nga KQZ-ja: Numërohen 78% e vendvotimeve